Raporti javor i “CIES Football Observatory” ka zbuluar klubet që këtë sezon kanë prodhuar më shumë futbollistë të përdorur në 5 kampionatet kryesore europiane. Në krye është Barcelona, me 40 lojtarë të rritur në akademinë “La Masia”, të aktivizuar në top-kampionate të ndryshme.

Në podium janë edhe Real Madridi (35) dhe PSG (31). Surprizë pëbën Rennes, klubi francez jashtë “top 5” me 29 lojtarë të formuar vetë, ndërsa 5 ligat më të mira mbyllen nga Ajax me 27 lojtarë të dalë nga akademia.

“Top-10” përfshin gjithashtu Chelsea, Real Sociedad, Manchester United, Arsenal dhe Manchester City. Jashtë Europës spikasin River Plate, Flamengo dhe senegalezët e “Génération Foot”. Raporti analizon edhe minutat e luajtura, me Real Madridin në krye, teksa konfirmon trendet e 5 dhe 10 viteve të fundit: Barcelona, Real Madridi dhe PSG mbeten “fabrikat” më produktive të talenteve për kampionatet kryesore.

Për Italinë, CIES regjistron 7 klube ndër furnizuesit kryesorë të futbollistëve për “top 5”: Juventusi (17 lojtarë), Interi (16), Roma (14), Milani (14), Atalanta (13), Genoa (12) dhe Empoli (11).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume