Sot, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik. Ministri Sali vlerësoi lart rolin e Gjermanisë si një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë, duke theksuar kontributin e investimeve gjermane në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua procesit të eurointegrimeve, ku Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Gjermanisë ndaj aspiratave evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ai riafirmoi përkushtimin institucional për vazhdimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane.
Ambasadorja Drexler konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për rrugëtimin evropian të vendit, si dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Mgid