Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën e “Ujit të Bekuar”, e cila festohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës së krishterë, Shën Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet edhe Epifani për shkak të bekimit të madh të ujit që kryen kisha në këtë ditë.
Këtë vit, tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjtëruara do të vazhdojë. Dioqeza Ortodokse e Shkupit e organizon bekimin tradicional të ujërave të lumit Vardar dhe aktin e hedhjes së Kryqit të Shenjtë.
Mgid