Bislimoski: Nuk do të lejoj të njolloset emri im, procedurat për marrjen e licencave janë identike për të gjitha subjektet në energjetikë
Procedurat për marrjen e licencës për çdo aktivitet dhe çdo sektor janë të përcaktuara në mënyrë strikte në Ligjin për Energjetikë dhe e gjithë kjo është reflektuar në Rregulloren për Licencim. Në të njëjtën mënyrë siç i zhvilluam procedurat për kompaninë e treguar, në të njëjtën periudhë u zhvilluan të njëjtat procedura, me të njëjtat afate, edhe për kompani të tjera, jo vetëm në sektorin e derivateve të naftës, por po e bëjmë të njëjtën gjë edhe në sektorin e energjisë elektrike, deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime Uji dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE), Marko Bislimoski, në konferencën e sotme për media, pasi sot në mëngjes Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal kundër tij në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Bislimoski potencoi se në KRRE nuk ka ekzistuar status i autorizuar për asnjë kompani dhe procedurat gjatë marrjes së licencave janë konfirmuar nga, siç tha, ekip serioz nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
“Ne zbatojmë praktikisht të njëjtat procedura për të gjithë sektorët në fushën e energjetikës. Ajo që dua të them është se këto procedura përcaktohen nga një ekip serioz në Komisionin Rregullator të Energjetikës. Asnjëherë, por praktikisht kurrë, nuk ka pasur kompani preferenciale ose kompani për të cilën janë zhvilluar procedura në kundërshtim me Ligjin e Energjetikës dhe Rregulloren për Licencim”, tha Bislimoski.
Në lidhje me padinë e parashtruar penale, ai tha se do ta ndjekë gjithë procesin dhe do t’i vendosë në dispozicion të gjitha informacionet në institucionet kompetente, duke siguruar se nuk ka shkelje të rregullores ligjore.
“Në periudhën e ardhshme do të bëj përpjekje ta dëshmoj, do ta ndjek të gjithë procesin që po ndodh dhe nuk do të lejoj në asnjë mënyrë, duke pasur parasysh që jam edhe baba, edhe bashkëshort, edhe vëlla, edhe mik, të njolloset emri im. Gjithçka që është në dispozicion, do tua jap institucioneve adekuate dhe jam i sigurt fuqishëm se do ta dëshmojmë se absolutisht nuk ka pasur kurrfarë shkelje, as të Ligjit për Energjetikë, as të Rregullores për Licencim”, theksoi Bislimoski.
Në pyetjen e gazetarëve për motive të mundshme pas padisë, Bislimoski u përgjigj se për këtë duhet të pyeten parashtruesit dhe se koha do të dëshmojë se ka pasur presione politike.
KRRE, theksoi Bislimoski, gjatë periudhës së kaluar ishte vlerësuar si një nga organet më të mira rregullatore në kuadër të Bashkësisë Energjetike, për, siç tha, zbatimin e veprimeve dhe procedurave të shënuara.
“Komisioni Rregullator i Energjetikës gjatë periudhës së kaluar u shpall komisioni më i mirë rregullator në kuadër të Bashkësisë Energjetike, pikërisht sepse zbatoi procedura dhe praktika të mira që ishin edukative për Komisionin Rregullator Energjetik, si dhe për institucionet e tjera në sektorin e energjisë. Dua të them edhe një herë se u ndoqën absolutisht të njëjtat procedura, dhe edhe sot kur zhvillojmë procedura të tjera në sektorin e energjisë elektrike për të ndaluar një procedurë, ne ndjekim të njëjtin Ligj të Energjetikës dhe të njëjtën Rregullore për Licencim”, theksoi Bislimoski.
Në lidhje me pyetjet për pengim të marrjes së licencës dhe për afatet e kohëzgjatjes prej 15 muajve, Bislimoski sqaroi se procedurat ishin zbatuar në mënyrë identike për shumë kompani, me çka, theksoi, te një pjesë e tyre përfunduan me marrjen e licencës, ndërsa te të tjerë jo, nëse gjatë procedurës është konfirmuar se nuk janë përmbushur kushtet për marrjen.
“Në të njëjtën periudhë kur zhvillohet procedura për heqjen e licencës së kompanisë së përmendur, e njëjta procedurë po zhvillohet edhe për kompanitë e tjera. Disa përfunduan me heqjen e licencës, megjithatë, kishte kompani të cilave iu hoqën licencat, dhe disa kompani që gjatë procedurës vërtetuan se nuk i plotësonin kriteret për heqjen e licencës, licencat e tyre nuk u hoqën… jo vetëm në fushën e derivateve të naftës, por edhe në fushën e energjisë elektrike dhe aty ku ndonjëherë kemi gazra natyrorë, absolutisht u zbatuan afatet dhe procedurat e përcaktuara… në të ardhmen, absolutisht që kjo do të vërtetohet se është rasti”, tha Bislimoski.
Në pyetjen nëse janë përcaktuar edhe afate shtesë për heqjen e disa lëshimeve te kompania, Bislimoski i vendosur “Nuk jam jurist, ajo që më është thënë nga shërbimet juridike, në të cilat besoj fuqishëm dhe jam absolutisht i sigurt se kjo është saktë, e njëjta është zbatuar, nuk ka pasur qasje të ndryshe për kompani të ndryshme”.