Blero shumë i dashuruar në Eronitën, emocionon me dedikimin për të
Më 12 janar të këtij viti, këngëtari Blero i ka dhënë fund beqarisë.
Ai kurorëzoi dashurinë me martesë me blogeren, Eronita, përcjell Indeksonline.
Nga ai moment, dedikimet e ëmbla nuk kanë munguar nga këngëtari, duke shprehur publikisht ndjenjat për të.
“As në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë se ty. Dashuria ime, shoqja ime më e mirë dhe shpirti im binjak”, shkroi këngëtari në një postim në “Instastory”.
Kujtojmë se kjo është martesa e tretë e këngëtarit pas ndarjes nga Teuta Krasniqi e Afrona Dika.

Mgid