Kuvendi sot miratoi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor me shumicë prej dy të tretash. Në votimin parlamentar morën pjesë 92 deputetë, prej të cilëve 83 dhanë mbështetje që ish-ministri Bojan Mariçiq të zgjidhet kryetar i ri i KSHZ-së.
Me të njëjtin vendim, Abdush Demiri u zgjodh nënkryetar i Komisionit, ndërsa anëtarë të rinj u emëruan Aleksandar Dashtevski, Svetlana Karapetrova, Boris Kondarko, Angelçe Ristov dhe Ditmire Shehu.
Vendimi u miratua pas përmbushjes së kushtit për shumicë të kualifikuar në Kuvend.
Mgid