Bora ka siguruar një vend në Top 4 të Kupës së Kosovës në basketboll, pasi regjistroi dy fitore radhazi ndaj Rahoveci 029.
Skuadra nga Prishtina, ashtu si në ndeshjen e parë, triumfoi edhe në takimin e dytë me nëntë pikë dallim, duke konfirmuar kualifikimin në Final 4.
Në ndeshjen e zhvilluar në Rahovec, Bora shënoi fitore me rezultat 62:71, duke treguar stabilitet dhe kontroll të lojës në momentet vendimtare.
Me këtë sukses, Bora bëhet pjesë e katër skuadrave më të mira të Kupës së Kosovës dhe synon të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut.
Mgid