Në kuadër të xhiros së 23-të të Ligës Premier, Bournemouth shkaktoi një befasi të madhe duke mposhtur Liverpoolin në shtëpi me rezultat 3-2. Ndeshja u vendos në sekondat e fundit, kur Adli shënoi golin vendimtar (90+5’).

Liverpooli nisi më mirë në pjesën e parë dhe u kthye në lojë pas epërsisë së Bournemouthit. Evanilson kaloi vendasit në avantazh me një volej fantastike pas asistimit të Scott (26’), ndërsa Alejandro Jimenez dyfishoi epërsinë (33’). Megjithatë, Virgil van Dijk ngushtoi diferencën për Liverpoolin me një goditje koke pas harkimit të Dominik Szoboszlait (45’).

Hungarezi Szoboszlai ishte përsëri protagonist në minutën e 80-të, duke bashkëpunuar me Mo Salah për të barazuar rezultatin me një gjuajtje të lirë të bukur. Liverpooli krijoi raste të shumta për të përmbysur ndeshjen, por Florian Wirtz nuk arriti ta konkretizojë.

Kur u duk se ndeshja do të përfundonte baraz, Adli vendosi fatin e takimit dhe siguroi tri pikët për Bournemouthin. Me këtë fitore, skuadra e vendit të 13-të ka tani 30 pikë, ndërsa Liverpooli mbetet në vendin e katërt me 36 pikë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com