Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale vazhdimisht forcon dhe avancon bashkëpunimin me institucionet relevante në vend, me theks të veçantë në komunitetin kërkimor akademik dhe shkencor, si një partner kyç në krijimin e politikave të qëndrueshme, profesionale dhe afatgjata në sektorin e energjisë dhe minierave
Në këtë kontest, sot u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Universitetit “ Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup – Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë, i cili krijon një kornizë institucionale për bashkëpunim të thelluar dhe sistematik në fushat me interes të përbashkët. Memorandumi u nënshkrua nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska dhe Dekani i Fakultetit të Teknologjisë dhe Metalurgjisë Prof. Dr. Igor Jordanov.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com