Finalja mes Marseille dhe PSG dhuroi emocione të forta dhe një spektakël të vërtetë futbolli, duke u mbyllur me barazim 2-2 në kohën e rregullt, përpara se parizienët të triumfonin nga pika e bardhë.

PSG e nisi më mirë takimin dhe gjeti avantazhin në minutën e 13-të, kur Ousmane Dembélé realizoi me klas brenda zonës, duke kaluar topin mbi portierin Rulli për golin e parë të finales.

Marseille nuk u dorëzua dhe rriti presionin në pjesën e dytë, por u përball disa herë me pritjet vendimtare të portierit Chevalier.


Këmbëngulja u shpërblye në minutën e 74-të, kur pas një ndërhyrjeje të Chevalier, arbitri akordoi penallti, të cilën Mason Greenwood e shndërroi në gol për barazimin 1-1.

Në minutën e 87-të, Marseille kaloi në avantazh pas një autogoli të Willian Pacho, i cili devijoi gabimisht topin në portën e tij gjatë një harkimi në zonë.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores së Marseille, PSG reagoi në sekondat e fundit. Në minutën e 90+5’, pas një harkimi të Bradley Barcola, Gonçalo Ramos realizoi golin e barazimit, duke e çuar finalen në penallti.

Nga pika e bardhë, PSG u tregua më e saktë dhe më e ftohtë, duke fituar serinë e penalltive dhe duke ngritur trofeun e Superkupës pas një finaleje dramatike dhe të paharrueshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com