Procesi zgjedhor në Gostivar dhe Vrapçisht po zhvillohet i qetë. Deri në orën 17:00, në Gostivar kanë votuar 25.23% ose 20.887 qytetarë, ndërsa në Vrapçisht 30% ose 8184 qytetarë, përcjell TS.
Sipas Komisioneve Komunale Zgjedhore, dalja në orët e mëngjesit ka qenë më e ulët për shkak të kushteve klimatike, por gjatë pasdites është shënuar rritje e pjesëmarrjes. Në të dy komunat nuk janë evidentuar probleme serioze dhe pritet që dalja të rritet deri në mbylljen e vendvotimeve.
Të katër kandidatët kanë theksuar se duhet të fitojë më i miri për qytetarët, duke nënvizuar se qytetarët janë ata që vendosin se kush do të udhëheqë komunat për katër vitet e ardhshme.
Portali TetovaSot do t’ju informojë në çdo çast për zhvillimet e zgjedhjeve komunale në Gostivar dhe Vrapçisht./TS/