Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në rajonin e Tetovës. Siç mëson Tetovasot, më 01.01.2026 në ora 15:00, policia nga SPB Tetovë ka arrestuar B.P. (47) nga një fshat i Tetovës, pasi dyshohet se më 31.12.2025 rreth orës 18:20 ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 45-vjeçare në shtëpinë familjare. I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Mgid