Xhihan Ahmed, e cila ishte kandidate për anëtare të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka dhënë dorëheqje.

Gjatë seancës dëgjimore, pavarësisht se është magjistre e së drejtës ndërkombëtare, Ahmed nuk arriti të demonstrojë njohuri bazë për Konventën e Stambollit, e cila përbën një dokument kyç për mbrojtjen e grave nga dhuna. Në pyetjen lidhur me bazat juridike të konventës, ajo u përgjigj me një pasqyrë historike mbi qytetin e Stambollit dhe periudhën e Ataturkut, në vend që të shpjegonte mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi që parashikon kjo konventë.

Sipas Ligjit, anëtari i Komisionit për Diskriminim duhet të ketë së paku shtatë vjet përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, prej të cilave të paktën pesë vjet në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit. Rishikimi i CV-së së Ahmedit, e cila është publikisht e qasshme, tregon se ajo nuk ka përvojë pune në këtë fushë.

Përvoja e saj e deritanishme profesionale është në kompani private, si asistente universitare dhe profesoreshë në shkollë të mesme, me theks në sigurinë korporative, gjë që nuk e kualifikon për funksionin në Komision.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com