Drejtoria e Doganave gjatë vitit 2025 arkëtoi të ardhura prej 131,6 miliardë denarësh ose 2,14 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 5,2% ose 105,1 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Rritje është shënuar në të gjitha bazat – arkëtimi i të ardhurave nga doganat shënon rritje prej 15,5%, nga tatimi mbi automjetet motorike 12,5%, nga akcizat 5,9% dhe nga TVSH-ja në import 3,2%.

“Në nivel vjetor kemi rritje të vazhdueshme të të ardhurave, ku rritja më e madhe në përqindje prej 10,6% është shënuar në muajin dhjetor, gjatë të cilit u realizua arkëtim i të ardhurave prej 190,2 milionë euro. Kumulativisht për të gjithë vitin 2025 kemi arkëtuar të ardhura prej 2,14 miliardë euro ose 105,1 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë qartë rritjen e efikasitetit të Drejtorisë së Doganave në arkëtimin e të ardhurave. Kjo nënkupton më shumë mjete për investime kapitale që do të gjenerojnë rritje të qëndrueshme ekonomike – më shumë mjete për shëndetësi, arsim, çerdhe dhe shkolla të reja, si dhe për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore”, thekson drejtori Boban Nikollovski.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com