Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Drenas.
Sipas njoftimit të policisë, një e mitur dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një person (mashkull) me të meta mendore.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me ngjarjen tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Ngacmim seksual”.
Mgid