Policia e Negotinës ka dorëzuar padi penale kundër dy personave për vepra të rënda penale që lidhen me dhunimin e një fëmije dhe kënaqjen e pasioneve seksuale në prani të tjetrit. Sipas njoftimit nga Departamenti për Punë të Brendshme Negotinë, i dyshuari i parë është një 57-vjeçar nga Negotina, i cili ngarkohet për “kënaqje të pasioneve seksuale para tjetrit” dhe “dhunim të një fëmije që nuk ka mbushur 15 vjeç”. Personi i dytë i përfshirë në padi është një 40-vjeçar nga një fshat i Negotinës, i dyshuar për veprën penale të kënaqjes së pasioneve seksuale para tjetrit.

​Sipas buletinit policor, ngjarja ka ndodhur në një banesë në Negotinë, ku dy të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale në prani të personave të tjerë, mes të cilëve ishte edhe një i mitur 15-vjeçar. Ky i fundit e ka regjistruar ngjarjen me video, e cila më vonë u bë e aksesueshme për shumë persona të tjerë. Gjithashtu, hetimet kanë ngritur dyshime se 57-vjeçari, në tetor të vitit 2025, ka kryer veprime të tjera seksuale me të miturin (i cili në atë kohë ishte 14 vjeç), duke i dhënë para në këmbim të këtyre veprimeve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com