Sot në orën 11:25 në Veles, punonjës policie nga SPB Veles e arrestuan Z.D. (45) nga Veles. Ai ishte i kërkuar me urdhër-arrest qendror bazuar në vendim të Gjykatës Themelore Veles për vuajtje të dënimit me burg prej dhjetë muajsh për kryerje të veprës penale “smuglim i migrantëve” sipas nenit 418-b të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin korrektues dhe të vuajtjes së dënimit Burgun Idrizovo për të vuajtur dënimin.
Gjithashtu, sot në orën 12:00 në Negotinë, punonjës policie nga NPJ Negotinë e arrestuan Xh.N. (33) nga Veles. Ai ishte i kërkuar me urdhër-arrest qendror bazuar në vendim të Gjykatës Themelore Veles për vuajtje të dënimit me burg prej një viti për kryerje të veprës penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin korrektues dhe të vuajtjes së dënimit Burgun Idrizovo për të vuajtur dënimin.