Dy persona kanë mbetur rëndë të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur më 23.01.2026 rreth orës 11:20 në rrugën rajonale Tetovë–fshati Jazhincë, pranë fshatit Sllatinë.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, në aksident janë përfshirë dy automjete “Mercedes” me targa të Tetovës, të drejtuara nga A.I. (33) nga fshati Dobrosht dhe A.H. (36) nga fshati Nerashtë. Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri B.A. (26) nga Nerashti ka pësuar lëndime trupore.

Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i këqyrjes nga SPB Tetovë.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com