Dy shtetas turq arrestohen në autostradën Gjevgjeli–Shkup, ne veturën e tyre kapen 4 migrantë ilegalë nga Egjipti
Sot (31.01), zyrtarë policorë kanë privuar nga liria dy shtetas të Republikës së Turqisë, S.A.O. (35) dhe K.H. (32), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale kontrabandim migrantësh.
Rreth orës 02:30, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, policia nga Stacioni Policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë ka ndaluar një automjet të tipit “Škoda Octavia” karavan, me targa të Shkupit, në pronësi të një kompanie rent-a-car, i drejtuar nga S.A.O., ku si bashkudhëtar ndodhej K.H.
Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar katër migrantë ilegalë nga Egjipti, të moshës 15 deri në 35 vjeç.
Me urdhër të prokurorit publik, dy të dyshuarit janë ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën Pranuese-Tranzitore “Vinojug”.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj dy personave do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.