Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në planet sipas studimit të fundit të CIES Football Observatory.

Ylli 18-vjeçar i Barcelonës është vlerësuar me 343 milionë euro, duke lënë pas emra të mëdhenj si Erling Haaland dhe Kylian Mbappé.

Studimi thekson se mosha e re, paraqitjet e shkëlqyera me Barcelonën dhe Spanjën, si dhe kontrata e fortë me klubin katalanas, kanë ndikuar në këtë vlerësim rekord.


Në mesin e brazilianëve, më i vlefshmi është Estêvão i Chelseat me 118.9 milionë euro, i ndjekur nga João Pedro dhe Savinho. Ndërkohë, Vinícius Júnior ka rënë jashtë Top 30, duke u renditur në vendin e 38-të me 90.3 milionë euro.

Në Top 10 përfshihen edhe Jude Bellingham, Florian Wirtz, Michael Olise, si dhe emra të rinj si Pedri, Arda Güler, Désiré Doué dhe João Neves.

Renditja e CIES publikohet dy herë në vit dhe bazohet në algoritme shkencore që marrin parasysh moshën, kontratën, performancën, statusin ndërkombëtar dhe fuqinë financiare të klubeve, duke reflektuar vlerën reale të tregut për çdo lojtar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com