Elite SPORTS ka shpallur hapjen e seancës së fundit përzgjedhëse për sezonin 2025/26, e cila do të mbahet më 25 janar 2026, në Fushat Sportive SOPA, afër Prishtina Mall, duke filluar nga ora 12:00. Vendet janë të kufizuara, ndërsa regjistrimi do të jetë i hapur deri më 22 janar, ose deri në plotësimin e kuotës.
Në këtë seancë, lojtarët do të kenë mundësinë të paraqesin aftësitë e tyre përpara trajnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, të luajnë me bashkëmoshatarë nga klube të ndryshme dhe të përfitojnë një fletëvlerësim personal, të përgatitur me ndihmën e inteligjencës artificiale FOOTBAR.
Sipas Burim Haxhiut, kjo seancë nuk përfaqëson vetëm një testim sportiv, por një hap konkret drejt turneve ndërkombëtare të vitit 2026, që do të zhvillohen në Gjermani, Francë, Itali/Turqi, Zvicër dhe Spanjë.
“Është shansi i fundit për lojtarët që dëshirojnë të vlerësohen në mënyrë profesionale, të kuptojnë potencialin e tyre real dhe të hapin dyert drejt një rruge serioze futbollistike”, ka theksuar Haxhiu.
Regjistrimi bëhet përmes formularit online:
👉 https://forms.gle/THtAvRS8r7KFD39G8
Elite SPORTS u bën thirrje të gjithë futbollistëve të rinj që të mos e humbasin këtë mundësi unike për zhvillim dhe afirmim ndërkombëtar.