Emir Sulejmani falënderon Ali Ahmetin: Dega e Zhelinës do të jetë më e fortë, e bashkuar dhe në shërbim të qytetarëve
Me vendim të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Emir Sulejmani është emëruar Kryetar i Degës së BDI-së në Zhelinë.
“Ky ripërtëritje e besimit përfaqëson vlerësim për punën e deritanishme, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi edhe më të madhe për fazën që vjen. Falënderoj Kryetarin Ahmeti për besimin e vazhdueshëm, strukturat e partisë për mbështetjen, si dhe aktivistët dhe anëtarësinë e Degës së Zhelinës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të palëkundur”, ka shkruar Sulejmani, njofton TS.
Ai ka theksuar se në vazhdim do të punohet me qetësi, seriozitet dhe vendosmëri për ndërtimin e një dege të fortë, të bashkuar dhe në shërbim të qytetarëve.
Mgid