Sonte, kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Dr. Valbon Limani, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, z. Valdet Xhaferi, kryetari i ASH-së dhe një nga liderët e AKI-së, Dr. Arben Taravari, si dhe drejtues e përfaqësues të shtabit zgjedhor, realizuan një vizitë në lagjen Dutlok dhe në një pjesë të lagjes Lajthia.

Gjatë kësaj vizite u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, i sinqertë dhe konstruktiv me banorët, ku u diskutuan sfidat lokale, nevojat e qytetarëve dhe vizioni për zhvillimin e ardhshëm të Gostivarit.

Mbështetja e fuqishme dhe entuziazmi i treguar nga qytetarët konfirmojnë qartë besimin në programin dhe vizionin e AKI-së, duke sinjalizuar se fitorja e 11 janarit po përcakton drejtimin e ri të Gostivarit. Kjo energji pozitive dhe mobilizim qytetar po ndihet çdo ditë e më shumë në çdo cep të qytetit.


Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com