Entuziazëm dhe eufori në Banjishnicë, Fazaneri-Grudajcë, Simnicë dhe Gjenovicë – Valbon Limani pritet fuqishëm nga banorët
Lagjet Banjishnicë dhe Fazaneri-Grudajcë, si dhe fshatrat Simnicë dhe Gjenovicë, u përfshinë nga entuziazmi dhe euforia gjatë takimeve me kandidatin për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani.
Banorët e këtyre zonave e pritën ngrohtësisht Limanin, i cili u shoqërua nga Valdet Xhaferi, kryesues i Këshillit Komunal dhe kryetar i degës së BDI-së në Gostivar.
Gjatë takimeve, Limani prezantoi projektet dhe planet konkrete për zhvillimin e komunës, duke dëgjuar drejtpërdrejt kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve. Ai theksoi se pa bashkëpunim të ngushtë me komunitetet lokale nuk ka zhvillim real dhe se prioritet i tij mbetet përmirësimi i drejtpërdrejtë i jetës së përditshme të banorëve.
Këto takime zhvillohen në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, ku Valbon Limani synon të fitojë besimin e qytetarëve të Gostivarit me një qeverisje transparente, të përgjegjshme dhe të afërt me njerëzit.



