Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke komentuar në Pressing në T7 Aktgjykimin e Gjykatës Kushteutese ku u konstua se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq nga legjislatura e nëntë ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, tha se presidentja Osmani “shkeli kushtetutën dhe duhet të marrë përgjegjësi”.
“Presidentja jonë ka kriju pasiguri juridike dhe si rast duhet me marrë përgjegjësi”, tha Limaj.
“Presidentja e ka shkelë Kushtetutën që e ka pranu konstituimin e kuvendit jokushtetues dhe ka dhënë mandat një njeriu të pazgjedhur”, tha Limaj në Pressing.
“Duhet të marrë përgjegjësi”, ripërsëriti Limaj, që sipas tij nënkupton “dorëheqje”.