Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook pas mbylljes zyrtare të procesit të zgjedhjeve lokale 2025.

Sipas tij, gjatë gjithë vitit dëgjuam e pamë gjithçka nga opozita siç e quan ai të çoroditur.

“Njëherë bërtisnin si “Front” pse përfunduan në opozitë. Pastaj si AKI me planin e Grubit, përmes doktorit, tentuan të prodhonin zgjedhje. U doli huq.
Më pas shpikën “referendumin”, duke shëtitur komunë më komunë e duke bërtitur se “shqiptarët shkuan poshtë”. Ndërkohë, aty ku shkonin të bënin teatër, ujë nuk kishte, e për rrugë as që bëhej fjalë.
I gjithë ky rrëfim u përmbys më 19 tetor dhe 2 nëntor me 10 komuna të fituara në konto të VLEN-it.
Kaq. Fakt.”, shkruan Fetai në facebook.

Edhe pse tani, fitoren në Gostivar dhe Vrapçisht, Fetai thotë se AKI do ta shesë si triumf një gjë e tillë është e pamundur sepse siç shkruan ai s’mbulohet dielli me shoshë.

Fetai më tej shkruan se Vrapçishti, me Zul Demirin i cili shkoi mbi 3 mijë vota, mund të krenohet, ndërsa sa për Gostivarin, thotë se fitorja nuk e shlyen borxhin prej 30 milionë eurosh.

“Në fund, mashtrimi politik kurrë s’ka qenë recetë për shtigje të gjata. Prandaj BDI/AKI-së i urojmë vetëm një gjë: opozitë të gjatë”, përfundon Fetai.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com