Nxënësit janë kthyer në bankat shkollore….
Për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm në territorin e gjithë vendit sot filloi gjysmëvjetori i dytë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në një publikim në Fejsbuk u dëshiroi sukses të gjithë nxënësve në gjysmëvjetorin në vijim.
“Gjysmëvjetori i dytë fillon më 20 janar. U dëshiroj sukses të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe shërbimeve profesionale në shkolla. Me më pak mungesa dhe përkushtim të madh t’i arrijnë qëllimet e mësimit. Dituria ndërtohet me punë, këmbëngulje dhe mbështetje të ndërsjellë. Me fat nga e marta!”, qëndron në publikimin e Janevskës.
Ministrja javën e kaluar deklaroi se sipas deklaratave nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti i Shëndetit Publik nuk do të ketë pengesa që të fillojë viti i ri shkollor, për shkak të situatës me gripin. Ju bëri thirrje prindërve, nxënësve, të jenë të rregullt në shkollë dhe sa më rrallë që është e mundur të mungojnë, sepse të gjitha hulumtimet edhe në Maqedoni dhe kudo në botë thonë se nxënësit që në mënyrë të rregullt t’i vizitojnë shkollat dhe të arrijnë rezultate më të mira.