Florjan Tabaku, një qytetar nga Shqipëria, i cili u raportua i zhdukur nga familja më 21 tetor, ende nuk është gjetur.

Sipas familjarëve, Tabaku është zhdukur gjatë një mbledhjeje gështenjash në zonën kufitare “Qafë Morinë – Gjakovë”, dhe ende nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij.

Fabjon Tabaku, vëllai i të zhdukurit ka bërë thirrje për ndihmë në kërkimin e Florjanit.


“Ju lutemi, na ndihmoni, ende nuk kemi asnjë lajm për vëllain tonë, Florjan Tabaku, i zhdukur që nga 20 tetor 2025 në Qafë Morinë – Tropojë. Çdo ndihmë dhe publikim nga ana juaj është jetik për ne”, tha ai për Klankosova.tv:

Familjarët e Florjanit kanë lënë një numër kontaktues për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij: 0693829918. /Klankosova.tv

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com