Ligjet e BE-së mbrojnë pasagjerët në fluturimet brenda BE-së (dhe Mbretërisë së Bashkuar), pavarësisht nëse linja ajrore është nga BE apo jo. Fundjava e parë e vitit 2026 u shënua nga ndërprerje të mëdha në trafikun ajror në Evropë për shkak të motit të keq dimëror.

Anulime masive në Evropë

Në Amsterdam, rreth 1.200 fluturime u anuluan në aeroportin “Schiphol” për shkak të borës dhe erërave të forta. Aeroporti ofroi shtretër, ushqim dhe pije për pasagjerët e bllokuar.

Në Paris u anuluan rreth 140 fluturime në aeroportet Charles de Gaulle dhe Orly për shkak të stuhisë Gorëti.

Në Mbretërinë e Bashkuar, aeroporti i Liverpulit u mbyll për disa orë, ndërsa shumë fluturime u pezulluan edhe në Aberdin.

Kompensimi dhe të drejtat
Pasagjerët kanë të drejtë për ri-rezervim ose rimbursim. Megjithatë, kompensimi financiar nuk jepet nëse anulimi/vonesa vjen nga rrethana të jashtëzakonshme, si stuhi ekstreme, re vullkanike ose uragane. Mot i zakonshëm dimëror nuk mjafton; fluturimi duhet të jetë drejtpërdrejt i prekur nga kushtet ekstreme.

Sigurimi i udhëtimit

Në varësi të policës:

Mund të mbulohet vonesa mbi 3 orë për shkaqe të përfshira në sigurim (p.sh. mot i keq).

Lidhjet e humbura mund të mbulohen (ushqim, akomodim), zakonisht për vonesa 3–12 orë.

Ruani faturat dhe konfirmimet nga linja ajrore për të kërkuar dëmshpërblim.

Anulimi i udhëtimit

Nëse vonesa kalon 12 orë, mund të keni të drejtë ta anuloni udhëtimin. Anulimi mund të mbulohet edhe nëse stuhia e bën të papërdorshëm hotelin ose kërkon evakuim të detyrueshëm. Kujdes: sigurimi duhet të jetë blerë para se ngjarja ekstreme të bëhej e njohur publikisht.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com