Fundjava që vjen do të sjellë mot tipik dimëror, me vranësira të ndryshueshme, reshje lokale dhe ftohje të dukshme, njoftojnë meteorologët.
Të shtunën , moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të rastit. Në male dhe vende më të larta do të ketë reshje bore, ndërsa në pjesët më të ulëta reshjet do të jenë shi dhe borë. Do të fryjë erë e moderuar nga jugperëndimi. Reshjet do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore të vendit, ku pritet një rritje shtesë e mbulesës së borës.
Në Shkup, të shtunën do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me shira të herëpashershëm, me erëra të lehta dhe të ndryshueshme.
Të dielën moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të herëpashershme lokale bore. Do të fryjë erë e mesme, ndërsa përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë e fortë veriore, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -5 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë në intervalin -2 deri në 7 gradë Celsius. Në disa vende, temperatura e ditës mund të mbetet nën zero.
Moti i ftohtë do të vazhdojë edhe të hënën me erëra të forta veriore dhe reshje lokale bore herë pas here. Moti pritet të stabilizohet nga e marta , me një periudhë më të thatë dhe më të ftohtë.