Shkup, 12 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm me gazetarë theksoi se ai është ithtar i idesë për mbajtje të zgjedhjeve të rregullta.
“Unë jam ithtar i idesë për zgjedhje të rregullta. Miratimi i rregullt i ligjeve dhe zgjedhje të rregullta. mendoj se, flas në mënyrë konceptuale, na mungon stabiliteti politik dhe ekonomik. Nëse tërë kohën bëjmë zgjehdje të parakohshme, krijojmë njëfarë destabiluteti politik. men doj se duhet të insistojmë t’i përfundojmë mandatet dhe më pas qytetarët të na vlerësojnë për atë se sa kemi realizuar nga ajo që kemi premtuar nga programi. Kështu në gjysmë mandati mund të thuhet se nuk e kemi përfunduar mandatin. Unë jam ithtar i idesë për rzgjedhje të rregullta, por për atë vendosin 61 deputetë dhe vullneti politik i deputetëve është ai që vendosë kur do të shkonim në zgjedhje”, tha Gashi në brifingun pas koordinimittë mbajtur me koordinuesit e grupeve të deputetëve.
I pyetur nëse duhet të ekzistojë apo të hiqet qeveria e Përzhinës, Gashi u përjgigj se si Qeveri stabile dhe anëtare e NATO-s nuk është e respektueshme të formohen qeveri teknike për organizim të zgjedhjeve të parakohshme.
“Sa e mbaj mend, atëherë ne vetëm sa e formuam partinë politike. Nëse kthehemi prapa, ajo ishte zgjidhje ad hok që të tejkalohej ajo krizë politike. Mendoj se si Qeveri stabile, si anëtare e NATO-s, nuk është e respektueshme të formojmë qeveri teknike për organizim të zgjedhjeve të parakohshme, aq më shumë që shohim se proceset zgjehdore, posaçërisht të fundit, rrjedhin në rregull, nuk ka vërejtje. Ja dje kaluan zgjehdjet, të gjithë uruan, askush nuk pati problem për fitoren”, tha ajo.
Konsideron se nuk jemi në pjesën e vendeve të rrezikshme për implementimin e demokracisë dhe për realizim të zgjedhjeve.
“Dhe unë mendoj se jemi demokraci e pjekur skandinave. Por, nuk mendoj se jemi në pjesën e vendeve të rrezikshme për implementim të demorkacisë dhe për realizim të zgjedhjeve. Mendoj se kemi përparuar mjaft në atë pjesë”, tha Gashi.
Spikeri Gashi informoi se në koordiniom i ka thirrur koordinuesit e grupeve të deputetëve që të harmonizohen për zgjedhjen e avokatit të popullit dhe të gjindet zgjidhje.
“I thirra koordinuesit e grupeve të deputetëve të harmonizohen rreth Avokatit të popullit nëse mund të gjejmë zgjidhje. Nuk pati ndonjë vërejtje rreth asaj. Askush nuk ishte kundër, vetëm duhet të bisedohet ndërkohë. Shpresoj se së shpejti do të vijmë tek zgjidhja. Askush nuk e kotneston emrin e kandidatit për Avokat të popullit. Unë mendoj se nëse fillojmë procedurë të re, po aq do të zgjasë dhe nuk ka kurfarë garance në fund si do tëprëfundojë, sepse edhe në konkursin e ri nuk e dimë se kush do të paraqqitet. Hyrja në një proces të tillë do ta rrezikojë procesin në tërësi”, tha ai.
Sipas tij, për këtë çështje nevojiten biseda politike në nivel të koordinuesve të grupeve të deputetëve.
“Sa na përket neve si Kuvend, ne e kemi sjellë procedurën deri nga mesi dhe pika është në rend dite. Sapo të ketë marrëveshje, menjëherë do ta thërras mbledhjen dhe do ta votojmë. U bëj thirrje grupeve të deputetëve të merren vesh. Ndërkaq nëse do të merren vesh, është punë e tyre. Disa herë kam thënë se problem nuk është emri, por tashmë në janar ku është i bllokuar institucioni, do të jetë problem i madh nëse i kthehemi konkursit të ri, procedurës së re, do të jetë problem i madh. Ne a dëshirojmë ta zgjidhim problemin? Koha po na shkelë”, deklaroi gashi dhe informoi se nëse tërhiqet kandidati, ekziston mundësia nga kandidatët e tjerë të paraqitur të bëhet filtrimi i një kandidati të ri për zgjedhje të Avokatit të popullit.
Rreth Kodit zgjehdor, Gashi informoi se pret shkresë nga minsitri i Drejtësisë, Igor Fillkov në mënyrë që Kuvendi të mund ta formojë grupin e punës dhe të fillojë me punë.
“Presim letër prej tyre dhe unë do t’ua parashtroj deputetëve atë letër, e më pas grupet e deputetëve të propozojnë nga dy anëtarë, të formohet grup i punës, kështu që sapo të vijë teksti, grupi i punës të fillojë me punë”, tha ai.
Lidhur me idenë e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe i cili në brifing tha se spikeri nuk ka dërguar shkresë për Komisionin anketues për tragjedinë në Koçan dhe tragjeditë e tjera, Gashi potencoi se nuk është e saktë.
“Nuk është e saktë. Ne e kemi sjellë vendimin në mbledhje. Grupi i deputetëve sipas nenit 3 të vendimit, duhet t’i parashtrojnë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime. Atje duhet të propozohet përbërja dhe më pas ta votojmë në mbledhje plenare”, tha ai.
Gashi theksoi edhe se ai insiston të bëjë thirrje për sjellje të ligjeve në procedurë të rregullt, dhe jo të shkurtuar.