Gashi: Krishtlindjet përbëjnë një mundësi për të theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka uruar qytetarët me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
“Me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, Kuvendi u përcjell urimet më të mira të gjithë qytetarëve që e shënojnë këtë festë. Kjo ditë përbën një mundësi për të theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore, si vlera themelore mbi të cilat ndërtohet stabiliteti institucional dhe demokratik i shtetit.
Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë deputetëve, shpreh dëshirën që kjo festë të sjellë qetësi, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja.
Le të shërbejë kjo periudhë si një nxitje për përgjegjësi të përbashkët, mirëkuptim dhe bashkëpunim qytetar”, shkruan Gashi.