Më datë 08.01.2026, në orën 09:30, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar M.H. (31) nga fshati Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit.
Sipas informacioneve të Tetovasot, arrestimi është bërë pas një denoncimi paraprak se ajo kishte kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një objekt shitjeje në Gostivar. E dyshuara po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim penal.
Mgid