Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Z.S. (40) nga Shkupi dhe J.S. (36) nga Gostivari, për shkak të dyshimit për veprat penale “vetëgjyqësi” dhe “rrezikim i sigurisë”.
Më 23.01.2026, në Gostivar, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura debitore-kreditore, të denoncuarit ua kanë marrë dokumentet e udhëtimit dy personave, me qëllim që t’u bëjnë presion, duke i kërcënuar edhe me jetë, raporton TetovaSot.
Mgid