Gazetari i Tetovasot raporton për arrestimin e pesë personave një ditë më parë në fshatin Bërvenicë. Grupi i dyshuar për veprime kriminale sot ka dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.
Sipas informatave jozyrtare, ndaj dy prej të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit Penal.
Për tre personat e tjerë pritet që në orët në vijim të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake, ku do të vendoset për masat e mëtejshme ndaj tyre.
Tetovasot do të vazhdojë të informojë opinionin dhe do të sjellë më shumë detaje lidhur me këtë rast sapo ato të bëhen të ditura.
Mgid