Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bervenicës në zgjedhjet e fundit lokale, Haqim Ramadani, ka reaguar publikisht duke deklaruar se paralajmërimet e tij gjatë fushatës zgjedhore tashmë po konfirmohen në praktikë raporton tetovasot.

Sipas Ramadanit, ligji në Bervenicë po zbatohet në mënyrë selektive, ndërsa investimet dhe trajtimi institucional po orientohen sipas interesave të ngushta, duke lënë pas dore vendbanimet me shumicë shqiptare. Ai përmendi si shembull konkret rastin e objekteve në zonën mbrojtëse të rrugës Tetovë–Gostivar (RR2233), si dhe trajtimin e fundit të këtyre vendbanimeve gjatë periudhës së ngricave.

Ramadani thekson se, pavarësisht faktit që mbi 65 për qind e popullsisë së komunës është shqiptare, qeverisja lokale vazhdon të mbetet monoetnike. Sipas tij, punësimet dhe favorizimet po shfrytëzohen për të krijuar një rreth të ngushtë shqiptarësh lojalë, pa poste dhe pa kompetenca reale, të cilët, siç shprehet ai, shërbejnë për interesa personale në biznes dhe tenderë, në dëm të interesit të shumicës së qytetarëve informon tetovasot.

“Kjo nuk është përfaqësim, por abuzim me besimin qytetar”, ka deklaruar Ramadani, duke shtuar se ai nuk flet në emër personal, por si përfaqësues i mbi 4.200 qytetarëve që në zgjedhje kërkuan ndryshim.

Ai paralajmëroi se pas përfundimit të 100 ditëve të para të qeverisjes aktuale, do të prezantohet një analizë e detajuar për çdo leje të dhënë, projekt të realizuar, keqpërdorim të evidentuar, si dhe për rolin e udhëheqësisë komunale, sektorit privat dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në këto procese.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com