Kryeministri deklaroi se në nivel koordinues mes grupeve parlamentare, janë sqaruar të gjitha dilemat dhe se Ligji për Kundërvajtje pritet të miratohet në seancën e ardhshme, me zbatim nga 1 shkurti. Megjithatë, nga BDI ka pasur vërejtje gjatë periudhës testuese të projektit Safe City.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

A janë adresuar realisht kërkesat tuaja, dhe cilat jane ato kerkesa?

Dhe A do ta mbështesë BDI ligjin në këtë formë?

BDI ka qenë dhe mbetet konstruktive në mbështetjen e projektit Safe City dhe ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtje, sepse bëhet fjalë për një projekt që lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe me parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

Por dua të jem shumë i qartë: BDI nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë pazare politike me këtë çështje. Ne nuk pranojmë asnjë zgjidhje që cenon barazinë kushtetuese dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Qëndrimi ynë për këtë ligj është i qartë, parimor dhe i përgjegjshëm. Gjatë gjithë procesit kemi insistuar dhe vazhdojmë të insistojmë që përdorimi i gjuhës shqipe të jetë i garantuar në çdo segment të projektit Safe City – në SMS-njoftimet që u dërgohen qytetarëve, në vendimet zyrtare dhe në çdo komunikim institucional.

Kjo nuk është kërkesë politike, por detyrim kushtetues dhe ligjor. Për këtë arsye, si në komunikimin me ministrin Toskovski, ashtu edhe në takimet mes grupeve parlamentare, kemi kërkuar shpjegim të qartë dhe afate konkrete se kur dhe si kjo çështje mund të zgjidhet nga aspekti teknik.

Fatkeqësisht, deri më tani nuk ka pasur interesim serioz as nga institucionet përgjegjëse dhe as nga VLEN-i, gjë që dëshmon se gjatë të ashtuquajturës periudhë testuese gjuha shqipe nuk është përdorur në porositë që u janë dërguar qytetarëve. Po ashtu, kemi kërkuar që projekti Safe City të jetë plotësisht i sinkronizuar me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke insistuar që para çdo lokacioni ku janë vendosur kamera, të vendosen njoftime vizuale paralajmëruese në dy gjuhë, në përputhje me standardet ligjore dhe evropiane. Në fund, dua të theksoj se kalimi i këtij ligji është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe urgjent. Si traumatolog dhe si deputet, jam i bindur se çdo ditë vonesë pas 1 shkurtit përbën një barrë të rëndë morale dhe institucionale, sepse nënkupton pengim të drejtpërdrejtë të masave për parandalimin e aksidenteve në trafik./Televizioni News

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com