Një sasi tritoli është vendosur në derën e një servisi në Vaun e Dejës. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 00:40, ku shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar derën kryesore të subjektit të tij (servis).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakishtit dyshohet se është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com