Që nga nënshkrimi i MO gjuha shqipe në kushtetutën antidemokratike të Severnistanit qëndron e paprekur dhe “shëndosh e mirë” me emërtimin përdhosës si 20%, ku faktori ndërkombëtar bashkë me subjektet politike maqedone dhe shqiptare, e pagëzuan gjuhën tonë nga më të vjetrat në Europë si gjuhë e një bashkësie etnike që flitka 20% i asaj bashkësie.

Termi përdhosës për identitetin tonë gjuhësor si 20% nuk i ka lëvizur asnjë centimetër nga pozicioni partiçkat tona politike se duhet e kushtëzuar pjesëmarrja e tyre në qeveritë e koalicionit për heqjen e 20% nga kushtetuta, por përkundrazi, ato nuk e kanë ngritur këtë çështje si detyrë mbi detyrat e kampit shqiptar, por janë mjaftuar me pjesëmarrejet e tyre në qeveritë e koalicionit.

Rasti i fundit kur shqipja muns të identifikohesh me emrin e saj ishte 11 janari i vitit 2019, me rastin e Marrëveshjes së Prespës kur Seveenistani ndryshoi emrin në emër të integrimit në NATO, u bë kurban gjuha shqipe, pasi partiçkat tona u blenë dhe u shitën te specaxhiu Zajko, si kryeministër i kohës duke lënë për një rast tjetër shlyerjen e turpit siç është 20% e cila qëndron edhe më tej si gur varri në kushtetutë.

Kësisoj, partiçkat tona për më shumë se dy dekada nuk janë angazhuar për zhbërjen e dhe shlyerjen e atij neni që përdhos identitetin tonë gjuhësor dhe kombëtar, por kanë parë interesat meskine të pushtetit për karrierë dhe për leverditë e ndryshme që dalin nga ai pushtet që mban të plandosur në kushtetutë gjuhën shqipe si identitet i humbur.

Gjeneratat e reja një ditë do t’i thonë prindërve të tyre se ku ishit ju kur despotët e Severnistanit na quanin identitetin tonë gjuhësor me shifra dhe jo me emrin e gjuhës le lashtë shqipe?
Përgjegjësia morale bie mbi ta, pasi këta prindër dhe votues të papërgjegjshëm kanë votuar për ato partiçka që i kanë bërë varrin gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar për dy dekada rresht.

Ndaj, gjeneratat e reja e kanë shansin historik të kthesës së madhe duke i ndëshkuar partiçkat tona të babëzitura për pushtet, me votën dhe vendosmërinë e tyre për t’i nxjerr jashtë sistemit si subjekte renegate, që nuk kanë perfaqësuar interesat kombëtare të shqiptarëve, por si subjekte leva dhe shfalerka të pushtetit.

Medai Shaholli

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com