Një incident i rëndë është regjistruar në orët e vona të natës së ndërrimit të motmoteve në qytetin e Gostivarit. Sipas informacioneve fillestare, një 18-vjeçar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri brenda shisha barit, pas një zënke fizike që kishte ndodhur më herët në ambientet e lokalit.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se fillimisht ka pasur një konflikt mes disa personave, i cili më pas ka eskaluar, duke përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë intervenuar njësitë e policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Dyshohet se personi i përfshirë është identifikuar dhe po ndërmerren veprime për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të incidentit.


Nga MPB priten detaje zyrtare gjatë ditës së nesërme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com