Sonte është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet kandidatit Isen Shabani dhe Partisë Demokratike Turke – TDP, dega e Vrapçishtit, duke forcuar edhe më tej frontin e përbashkët politik drejt zgjedhjeve të 11 Janarit.
Kjo marrëveshje përfaqëson vazhdimësinë e një bashkëpunimi të suksesshëm, i cili është dëshmuar edhe gjatë qeverisjes së deritanishme në komunë, si dhe konfirmon se uniteti, mirëbesimi dhe vizioni i përbashkët janë themeli i zhvillimit dhe përparimit të qëndrueshëm.
Mbështetja e TDP-së për Isen Shabanin është një garanci e fuqishme politike dhe një sinjal i qartë se qytetarët, pavarësisht përkatësisë, janë të bashkuar rreth një platforme që synon stabilitet, zhvillim lokal dhe përmirësim të cilësisë së jetës.
Palët u shprehën të vendosura që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, me fokus të përbashkët punën në interes të qytetarëve dhe realizimin e projekteve konkrete për komunën.
Me këtë mbështetje të rëndësishme, fitorja e Isen Shabanit më 11 Janar konsiderohet e sigurt.