Kandidati i AKI-së për Vrapçishtin, Isen Shabani, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 11 janarit me Partinë Demokratike Turke (TDP), dega e Vrapçishtit.

“Sonte u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja e bashkëpunimit me Partinë Demokratike Turke – TDP, dega e Vrapçishtit. Ky hap përfaqëson vazhdimësinë e një bashkëpunimi të suksesshëm, të dëshmuar edhe gjatë qeverisjes sonë në komunë, dhe konfirmon se uniteti dhe vizioni i përbashkët janë çelësi i zhvillimit dhe përparimit,” ka shkruar Shabani.

Ai ka theksuar se marrëveshja e sotme është garanci e mbështetjes në zgjedhjet e 11 janarit dhe një angazhim i përbashkët për të vazhduar punën në të mirë të qytetarëve të Vrapçishtit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com