Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Gradec, ku ka mbizotëruar një atmosferë e ngrohtë bashkëbisedimi.

Gjatë takimit të drejtpërdrejtë, Shabani dhe qytetarët shkëmbyen ide, mendime dhe diskutuan për çështje që prekin jetën e përditshme në vendbanim, ndërsa u shpreh edhe mbështetje e sinqertë për kandidaturën e tij.

“Bashkë, me besim dhe përkushtim, drejt fitores së 11 janarit”, ka theksuar Shabani, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit qytetar në procesin zgjedhor.


Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com