Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka nisur një hetim zyrtar kundër një banori të Bogdancit, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje” të kryer në mënyrë mizore.

Ngjarja tragjike ndodhi më 11 janar në banesën ku nëna dhe djali jetonin me qira, kur pas një debati lidhur me mjekimin e të dyshuarit, ky i fundit ushtroi dhunë ekstreme ndaj nënës së tij.

​Sipas detajeve tronditëse nga prokuroria, i dyshuari fillimisht ka sulmuar të ëmën me një thikë kuzhine, duke e goditur disa herë në kokë dhe qafë. Pasi thika e parë u thye, ai vazhdoi sulmin me një palë gërshërë, e kur edhe ato u lakuan nga goditjet, mori një thikë tjetër mprehtë për perime për të përfunduar krimin. Nga plagët e shumta dhe gjakderdhja masive, gruaja humbi jetën në vendngjarje. Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit mbi dëshmitarët, prokurori publik ka kërkuar masën e paraburgimit për autorin e dyshuar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com