Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, njoftoi se po fillon një cikël i ri investimesh në infrastrukturën arsimore, si një nga elementet kyçe për rritjen e cilësisë së arsimit dhe për zhvillimin e shëndetit psikik dhe fizik të nxënësve.

Ajo theksoi se gjatë vitit të kaluar janë investuar 67 milionë denarë në infrastrukturë, ndërsa këtë vit do të realizohen 160 investime të reja, prej të cilave 60 janë salla sportive.

Deklarata u dha pas vendosjes së gurthemelit të sallës së re sportive në SHF “Grigor Prliçev” në lagjen Zhelezarë të Shkupit, ku morën pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.

“Ajo që Qeveria, Ministria dhe komunat e premtojnë, duke punuar së bashku, e realizojnë. Po fillojmë ndërtimin e 30 sallave të reja sportive dhe 30 të tjera janë në proces renovimi”, tha ministrja Janevska.

Investimi total për sallën sportive në SHF “Grigor Prliçev” arrin në 39 milionë denarë, ndërsa sot fillon faza e parë e realizimit në vlerë prej 20 milionë denarë.

Salla do të ketë të gjitha përmbajtjet shoqëruese, me ç’rast nxënësit dhe të rinjtë do të fitojnë kushte bashkëkohore për sport dhe rekreacion.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com