Janevska në takim me përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin – vazhdon angazhimi i përbashkët për parandalimin e të rinjve nga veset
Investimi në parandalimin e të rinjve nga veset paraqet investim afatgjatë, në krahasim me
ndërhyrjen. Vazhdimisht angazhohemi që përmes edukimit, t’i mbrojmë nxënësit nga ajo që
mund t’u dëmtojë shëndetin, ndërsa mbështetja nga partnerët ndërkombëtarë është
veçanërisht e rëndësishme për ne. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.
Vesna Janevska, në takimin e punës me përfaqësuesin rajonal të Zyrës së Kombeve të
Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) për Evropën Juglindore, z.ti Danillo Rici, si
dhe me përfaqësues të zyrës së UNODC-së në Shkup.
Ministrja Janevska në takim theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencinë e KB-së
veçanërisht në fushën e parandalimit dhe të përforcimit të sistemit arsimor si faktor kyç në
përballimin e sfidave bashkëkohore shoqërore.
Në takim u theksuan edhe aktivitetet vijuese si dhe ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me
parandalimin në sistemin arsimor, ndërsa u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit
përmes zgjerimit të fushave në kuadër t Programit Rajonal të UNODC-së për Evropën
Juglindore 2024–2029.
– Takimi i sotëm konfirmoi se ekziston interes i përbashkët për vazhdimin dhe avancimin e
bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e parandalimit përmes arsimit, theksoi Janevska.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) është agjenci e KB-së që në
nivel global trajton tregtinë e paligjshme të drogës, krimit, terrorizmit dhe korrupsionit, duke
ofruar kërkime, ndihmë teknike dhe mbështetje për qeveritë në zbatimin e marrëveshjeve
ndërkombëtare, forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik, ndërsa kryesisht
financohet përmes kontributeve vullnetare.

