Japonia ka pezulluar operacionet në centralin bërthamor më të madh në botë, disa orë pas rinisjes së tij, tha operatori i tij, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Një alarm ra “gjatë procedurave të ndezjes së reaktorit” në Kashiwazaki-Kariwa në veriperëndim të Tokios, por reaktori mbeti “i qëndrueshëm”, tha zëdhënësi i Kompanisë së Energjisë Elektrike të Tokios (Tepco), Takashi Kobayashi.

Reaktori numër gjashtë u rinis të mërkurën një ditë më vonë se sa ishte planifikuar për shkak të një mosfunksionimi të alarmit – i pari në central që ndizet që nga katastrofa e Fukushimës në vitin 2011.

Japonia mbylli të 54 reaktorët e saj pasi një tërmet me magnitudë 9.0 shkaktoi një shkrirje në centralin e saj të Fukushimës 15 vjet më parë, duke shkaktuar një nga katastrofat më të këqija bërthamore në histori.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com