Në politikë ishte dashur të mbrëtërojë më shumë virtyti , i cili mund të jetë qytetar .Mendoj, se na mungon vërtetë kjo. Do të ishte mirë nëse do t’u kërkonim politikanëve më shumë nga kjo, pak më shumë përulësi, harmoni, moderim, respekt, nëse ka një angazhim të vërtetë për të mirën e përbashkët…Atëherë jeta bëhët taman jetë, levizje , është dinamike dhe është thelb i çdo gjëje të mirë…

Skënder MULLIQI

Në shumë përkufizime çka është jeta , mendohet , se ajo është kur qeniet e gjalla karakterizohen nga cikli vijues: lindja, rritja, riprodhimi, dhe vdekja.Dhe, nga këto premise secili prej nesh duhet të vendos vet, se si të bëjë jetën e cila është shumë e shkurtër.Njw fjalë e popullit thotë “Një fjalë e mirë na mbetet në këtë botë”, dhe nuk ekzsiton asnjë arsye për ti bërë sherr tjetrit, ku fjala sherr ka konatacion shumë të gjerë .Dhe, mirë do të ishte të funksionon të cecili prej nesh , ndërgjegja dhe morali.Por, shihet së në këtë botë ka mjaftë njerëz që nuk mendojnë të bëjnë diqka të mirë se pari për veten , familjën , shoqërinw dhe shtetin!Kur nuk ruhet dinjiteti dhe ndërgjegja, është e meta më e madhe për secilin njeri.Zatën shumë njerëz të këqinj në këtë botë kan arritur të ngjiten në majat e pushtetit, të shumë shteteve dhe atyre më të fuqishmive në botë, por edhe te ne në Kosovë.Pyes vetën se çfarë lloj mesazhesh duhët të përqohen të populli nga qarqet e establishmentit politik të Kosovës?Dh,e kam frikë të mendoj se këto mesazhe shumë prej tyre nuk kanë qenë të mira për vite më radhë.Ne vend të përqimit të mesazheve të mira strukturat e caktuara politike na përquan mesazashe të dëmshme për shoqërinë dhe shtetin.Këtë e gjë e pamë dhe përjetuam për shumë vite.Shumica nga politikanët janë shembull jo i mirë se sa shwmbull i mirë për të pasur respektin e qytetarëve , të cilët përjetuan shumë tortura politike , të cilat edhe ndikuan në jetën e tyre të keqe. Këtu mendojë për shumicën, se një pakicë e politikanvë dhe njerëve të biznesit po jetojnë si në parajsë, dhe ate më shumë në mënyre të turpshme duke shfrytëzuar paranë publike .Prandaj jeta ka anën e errët dhe anën e ndritur të saj, që në të shumtën e rasteve nuk po mvarët nga ne.Po mvaret së çfarë pushtetesh kemi.Për fat jo të mirë tonin shumica e njerëve të politikës u larguan më të madhe nga interesat e shumicës duke u interesuar për ti realizuar interesat e tyre përsonale, familjare dhe të militantëve të ndryshem partiak.Prandaj, jeta , në Kosovë nuk e ka kuptimin e plotë të fjalës -jetë.Ajo ishte e përgjysmuar së jetës i dhanë kahje të kundërta , ata që ishin pa dije profesionale për politikë .Prandaj ,këto veprime të tyre duhet të na hapin , sytë, veshët dhe zemrat tona . Për jetë.Regjimet e kaluara legjislacioni të Kosovës dhe të ardhmes ne vend të të mirave na ofruan neve dhe fëmijëve tanë versionin e vet të një “largimi dinjitoz” nga vendi.Shumica e njerëzve të politikes janë të vëshur më lëkurën e qengjit, e në fakt vepruan si ujqërit e një dimiri të madh. Asnjë person i arsyeshëm nuk e ka pritë dhe pelqyer një veprim të tillë të tyre . Sot, çdo histori e madhe mjedisore është e mbushur me vlerësime politike dhe barrikada.Kjo nuk do të thotë se nuk ka njerëz që, pa interesa ideologjike, financiare apo politike, janë vërtet të shqetësuar për gjendjen jo të mirë zhvillimore dhe të jetës në Kosovë. Është bërë e zakonshme që politikanët të theksojnë në mënyrë deklarative angazhimin e tyre ndaj vlerave dhe çdo një lloj baze morale për politikat e tyre në zgjedhjet parlamentare ose locale , e në fakt pas përfundimit të zgjedhjeve po e harrojnë popullin , që atyre tu bëhët jeta më e mirë.Mendoj ,se Kosova mund të jetë një shembull i mirë ku mund të shihet se hierarkia qëndron larg proceseve përsonale, partiake-politike dhe nuk mban anë. Pushteti i ri duhet të mbanë premtimet gjatë fushatës elektorale dhënë qytetarëve , për çka edhe ekzistojnë organet ekzekutive të një shteti.Në politikë ishte dashur të mbrëtërojë më shumë virtyti , i cili mund të jetë qytetar .Mendoj, se na mungon vërtetë kjo. Do të ishte mirë nëse do t’u kërkonim politikanëve më shumë nga kjo, pak më shumë përulësi, harmoni, moderim, respekt, nëse ka një angazhim të vërtetë për të mirën e përbashkët…Atëherë jeta bëhët taman jetë, levizje , është dinamike dhe është thelb i çdo gjëje të mirë…

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com