Besoj se presidentja e shtetit ka zgjedhur profesionistë të vërtetë të cilët do të kontribuojnë në punën e Këshillit gjyqësor, theksoi sot në deklaratë për mediumet, kryetari i Këshillit republikan gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

Ai u pyet se çfarë mendon për emrat e propozuar nga presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, që duhet të hyjnë në procedurë kuvendore.

“Kandidatët nga presidentja i kuptuan si të gjithë të tjerët – nga mediumet. Presidentja, para së gjithash, është juriste, profesoreshë dhe nuk dyshoj në zgjedhjen e saj dhe besoj se ka zgjedhur profesionistë të vërtetë, të cilët do të kontribuojnë në punën e Këshillit gjyqësor. Gjithsesi, nëse e marrin besimin nga Kuvendi”, u përgjigj Kambovski në pyetje të gazetarëve.

Për Ligjin e ri për këshillin gjyqësor, ai tha se shpresojnës e do të kontribuojë për punë më efikase.

“Gjithsesi se shpresojmë që do të kontribuojë për punë më efikase. Unë mora pjesë në grupin e punës dhe kolegët tani të gjithë tashmë e kanë ligjin, mendoj – verzionin përfundimtar që ishte miratuar. E analizuam sërish, shohim cilat gjëra do të ndryshohen dhe jam optimist se do të kemi ndryshim cilësor në punën e Këshillit gjyqësor”, u përjgigj Kambovski.

Në Kuvend u parashtruan materialet për zgjedhje tëm Suzana Joshevska – Anastasovska dhe Arlinda Kadri -Shahinoviq për anëtarë të Këshillit gjyqësor të RMV-së me propozim të presidentes Siljanovska-Davkova.

Kadri – Shahinoviq është profesoreshë univeersitare me karrierë shumëvjeçare akademike në Fakultetin për shkenca juridike dhe politike pranë Universitetit FON dhe MIT, ndërsa në opinion është e njohur edhe si ish-anëtare e Komisionit për falje. Joshevska – Anastasovska është avokate me praktikë shumëvjeçare, posaçërisht në lëndë penale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com