Kryetari i Lëvizjes Besa dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, pas takimit të liderëve politikë të mbajtur në Klubin e deputetëve, deklaroi se VLEN ka shprehur mbështetje për largimin e qeverisë teknike që buron nga Marrëveshja e Përzhinës transmeton Tetovasot.
Kasami tha se nëse të gjitha partitë politike pajtohen që në zgjedhjet e ardhshme të shfuqizohet modeli i qeverisë teknike, një vendim i tillë do të pranohej edhe nga VLEN. Megjithatë, ai theksoi se propozimi konkret i koalicionit është që qeveria teknike të shfuqizohet pas mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme të rregullta parlamentare.
“Domethënë, propozimi ynë ishte që nëse merremi vesh të gjitha partitë, qeveria teknike mund të shfuqizohet menjëherë. Nëse nuk ka marrëveshje nga të gjithë, atëherë edhe këto zgjedhje të organizohen me këtë format, me qeveri teknike, por pas këtyre zgjedhjeve të mos ketë më qeveri teknike”, deklaroi Kasami.
Ai sqaroi se qëndrimi i VLEN-it i referohet zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe se çdo vendim duhet të bazohet në konsensus të gjerë politik.
Mgid